Interi fiton në frymën e fundit në Veronë

- Bota Sot

Interi fiton në frymën e fundit në Veronë

Verona nuk ndali një pikë në duel me Interin, në takimin e javës së 10-të të Serie A në futboll.

Verona ka pësuar humbje me rezultat 1:2  nga Interi.

Interi mori tre pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Zielinski shënoi në minutën e 16-të për epërsinë e Interit. 
Vendasit e barazuan në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 40-të me golin e futbollistit  Giovane.

Në minutën e 90+4 Martin Frese shënoi autogol e për fitoren e madhe të zikaltërve.

Interi zë vendin e tretë me 21 pikë, një më pak se lideri Napoli dhe Verona është në pozitën e 18-të me 5 pikë.

Verona vazhdon pa fitore, ka 5 barazime e 5 humbje deri me tash.



Lexoni të gjitha në Bota Sot