Kurti e propozon Glauk Konjufcën mandatar për kryeministër

- Gazeta e Prizrenit

Kurti e propozon Glauk Konjufcën mandatar për kryeministër

Kryeministri në detyrë, njëherish lideri i VV-së Albin Kurti ka propozuar Glauk Konjufcën mandatar për formimin e qeverisë. Kurti në mbledhjen e këshillit të VV-së tha se këtë po e bënë për shkak të vlerësimit që ka për Konjufcën, por dhe që të mos mbahen dy palë zgjedhje.

“Dua të iu sigurojë se VV është fituese e 2025 ka me qenë fituese dhe në 2026 dhe në vitet e ardhshme ndihmuar nga mentaliteti ekstrem dhe jo bashkëpunues të partive tjera. Jemi të gatshëm për zgjedhje dhe jemi të përgatitur për to. E kemi marrë disa herë refuzimin e ftesave për bashkëpunim, na kanë bërë të pamudur çfarëdo qeverisje. Jemi në këtë  situatë për shkak të kalkulimeve të humbësve. Ata duhet të ia pranojnë vetës faktin që kanë humbur.

Sot dua të bëjë një propozim të menduar mirë. Pas diskutimeve të thelluara në kryesinë e VV-së, propozojë mandatarin e dytë për krijimin e qeverisë Glauk Konufcën. Kjo për shkak të vlerësimit për Glaukun dhe për shkak që të mos bëhen dy herë zgjedhje”, tha Kurti. /IO



Read it all at Gazeta e Prizrenit