Kryeministri në detyrë, njëherish lideri i VV-së Albin Kurti ka propozuar Glauk Konjufcën mandatar për formimin e qeverisë. Kurti në mbledhjen e këshillit të VV-së tha se këtë po e bënë për shkak të vlerësimit që ka për Konjufcën, por dhe që të mos mbahen dy palë zgjedhje.
Sot dua të bëjë një propozim të menduar mirë. Pas diskutimeve të thelluara në kryesinë e VV-së, propozojë mandatarin e dytë për krijimin e qeverisë Glauk Konufcën. Kjo për shkak të vlerësimit për Glaukun dhe për shkak që të mos bëhen dy herë zgjedhje”, tha Kurti. /IO