Talenti shqiptar, Adrien Llukes, është autor i golit të Zvicrës U-17 kundër Bregut të Fildishtë U-17.
Futbollisti shqiptar shënoi në minutën e 41-të pasi nuk e realizoi penalltinë.
Në minutën e 12-të Erblin Sadikaj asistoi për golin e Zuffereyt.
Zvicra është në epërsi me rezultat 2:0 ndaj Bregut të Fildishtë, në ndeshjen e vlefshme të Grupit F të Kampionatin Botëror U-17.
Ndeshja po luhet në Doha të Katarit.
Tre shqiptarë startuan nga minuta e parë, Adrien Llukes, Nico Lazri dhe Erblin Sadikaj.