Një shqiptar shënon e tjetri asiston për Zvicrën kundër Bregut të Fildishtë U-17

- Bota Sot

Një shqiptar shënon e tjetri asiston për Zvicrën kundër Bregut të Fildishtë U-17

Talenti shqiptar, Adrien Llukes, është autor i golit të Zvicrës U-17 kundër Bregut të Fildishtë U-17.

Futbollisti shqiptar shënoi në minutën e 41-të pasi nuk e realizoi penalltinë.

Në minutën e 12-të  Erblin Sadikaj asistoi për golin e Zuffereyt.

Zvicra është në epërsi me rezultat 2:0 ndaj Bregut të Fildishtë, në ndeshjen e vlefshme të Grupit F të Kampionatin Botëror U-17.

Ndeshja po luhet në Doha të Katarit.

Tre shqiptarë startuan nga minuta e parë, Adrien Llukes, Nico Lazri dhe Erblin Sadikaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot