Bashkimi ka shënuar fitoren e parë në grupet e FIBA Europe Cup, njëkohësisht, duke ia shkaktuar humbjen e parë Cibonës.
Prizrenasit në një atmosferë elektrizuese triumfuan me rezultat 89:69, në një ndeshje ku ishin në epërsi nga fillimi deri në fund, për të shënuar fitore të merituar, njoftoi FBJ përcjell Gazeta e Prizrenit.
Sfida ishte mjaft interesante, me Portokallezinjtë që luftuan nga minuta e parë dhe ishin të vendosur për fitoren e parë, që ia arritën qëllimit.
![]()
Në fitoren me 20 pikë dallim, pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore te vendasit, derisa Jeremiah Bailey e mbylli ndeshjen me 16 pikë e 11 kërcime.