Vdekja e studentes gjakovare, Daorsa Spahia në Tetovë ka tronditur opinionin e gjerë shqiptar.
Burimet e IndeksOnline te afërta me policinë në Tetovë, kanë pohuar se në banesën e te dyshuarit është gjetur telefoni i viktimës me mesazhe kërcënues ndaj saj dhe një arme zjarri.
Kujtojmë që të mërkurën në orët e mbrëmjes është gjetur trupi i 24 vjeçares nga Gjakova në qytetin e Tetovës, e cila dyshohet se ka kërcyer nga një largësi duke mbetur e vdekur në vend të ngjarjes.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.