E dhimbshme: Ky është ish-ushtari i UÇK-së që humbi jetën në aksidentin e sotëm në komunën e Suharekës

- Gazeta e Prizrenit

E dhimbshme: Ky është ish-ushtari i UÇK-së që humbi jetën në aksidentin e sotëm në komunën e Suharekës
Një 71-vjeçar ka vdekur ndërsa bashkëshortja e tij është në gjendje të rëndë pas një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobërdelan të Suharekës.
Policia fillimisht njoftoi se bëhej fjalë për një 58 vjeçar, por zëdhësi rajonal Shaqir Bytyqi, konfimoi për Gazetën e Prizrenit,  bëri se në aksident viktima është 71 vjeçar ndërsa kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një kamion.

Viktima e këtij aksidenti është Ismet Bylykbashi, rreth 71-vjeçar.

Shoferi i automjetit vdiq në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja që ishte pasagjerë është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë.

“Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore përkatëse, të cilat kanë siguruar perimetrin, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ndodhja e aksidentit”, thuhet në njoftim.



Read it all at Gazeta e Prizrenit