Roberto Mancini është trajneri i ri i Al-Sad.
Klubi i Katarit e njoftoi këtë në një deklaratë zyrtare.
Trajneri 60-vjeçar italian ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë.Ai përballet me një ekip që aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë pas nëntë ndeshjesh, një fillim shumë zhgënjyes i sezonit për kampionët në fuqi.
Klubi në fjalë është më i njohuri në vend, teksa ka fituar 18 herë titullin kampion, përfshirë dy të fundit radhazi.
Aty nisi karrierën si trajner edhe Çavi Hernandez, duke e drejtuar për dy vite para se t’i bashkohej Barcelonës.
Ky është sezoni i pestë i Mançinit jashtë vendit, pas atyre me Mançester Sitin me të cilin fitoi një Kupë FA dhe një titull të Premier Ligë, Gallatasarain, me të cilin fitoi Kupën e Turqisë, Zenitin dhe së fundmi Arabinë Saudite.