Roberto Mancini prezantohet te klubi ku mori famë si trajner Xavi

- Bota Sot

Roberto Mancini prezantohet te klubi ku mori famë si trajner Xavi

Roberto Mancini është trajneri i ri i Al-Sad.

Klubi i Katarit e njoftoi këtë në një deklaratë zyrtare.

Trajneri 60-vjeçar italian ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë.Ai përballet me një ekip që aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë pas nëntë ndeshjesh, një fillim shumë zhgënjyes i sezonit për kampionët në fuqi. 

Klubi në fjalë është më i njohuri në vend, teksa ka fituar 18 herë titullin kampion, përfshirë dy të fundit radhazi.

Aty nisi karrierën si trajner edhe Çavi Hernandez, duke e drejtuar për dy vite para se t’i bashkohej Barcelonës.

Ky është sezoni i pestë i Mançinit jashtë vendit, pas atyre me Mançester Sitin me të cilin fitoi një Kupë FA dhe një titull të Premier Ligë, Gallatasarain, me të cilin fitoi Kupën e Turqisë, Zenitin dhe së fundmi Arabinë Saudite.



Lexoni të gjitha në Bota Sot