Një rast i rëndë vjedhjeje është regjistruar në Prizren, ku një shtëpi në rrugën “Fadil Ferati” është shënjestruar nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në kohë të papërcaktuar dhe është zbuluar pasi pronarja e shtëpisë, P. C. ka raportuar rastin në polici.
Nga veprimet e para hetimore është konstatuar se autorët kanë depërtuar me forcë brenda objektit dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme ari dhe bizhuterish, të vlerësuara rreth 50 mijë euro. Në momentin e vjedhjes, në shtëpi nuk ka qenë askush.