Parashikimi i motit për të hënën, 17.11.

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të hënën, 17.11.

Të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme. Vranësirat më të shtuara do të jenë në perëndim të vendit, ku pritet të ketë edhe reshje lokale.

Në orët e mbrëmjes reshjet pritet të shtrihen edhe në disa zona të tjera të vendit. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Temperaturat do të mbesin të larta për këtë periudhë kohore, me minimale do të lëvizin prej 4 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 20°C. /MK



Read it all at Gazeta e Prizrenit