Ekstradohet nga Mali i Zi një i dënuar – dërgohet në vuajtje të dënimit

- Gazeta e Prizrenit

Ekstradohet nga Mali i Zi një i dënuar – dërgohet në vuajtje të dënimit

Një person i kërkuar nga drejtësia kosovare është arrestuar dhe ekstraduar nga autoritetet e Malit të Zi.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet e saja se bëhet fjalë për F. Z. nga fshati Muzeqinë, ndaj të cilit kishte urdhër aktiv arresti për veprat penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas të dhënave të Sinjalit, më 17.11.2025, rreth orës 14:30, pas procedurave të pranimit-dorëzimit në pikën kufitare PKK Kullë, i dënuari është shoqëruar në Qendrën Korrektuese Hajvali, për të nisur vuajtjen e dënimit me dy (2) vite burgim efektiv.


Procedurat e ekstradimit janë kryer në koordinim me autoritetet kompetente të të dy shteteve.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Read it all at Gazeta e Prizrenit