“Lumë” golash për kualifikimin në fazën e 1/8-ave

- Bota Sot

“Lumë” golash për kualifikimin në fazën e 1/8-ave

Kupa e Shqipërisë ka njohur tashmë të gjitha skuadrat e kualifikuara në fazën e 1/8-ave.

Pas ndeshjeve të ditës  së sotme, i bashkohen Flamurtarit dhe Laçit edhe Apolonia, Besa, Burreli, Pogradeci, Vora dhe Skënderbeu.

6 ekipet e fundit, ditën e sotme ia dolën të kalojnë me sukses rivalët e tyre.

Kështu Apolonia triumfoi 3-2 ndaj Lushnjes. Ndërkohë Besa mposhti 3-1 Kukësin, me verilindorët që i thonë “lamtumirë” këtij turne që në këtë fazë.

Burreli gjithashtu fitoi thellë 5-2 ndaj Kastriotit, teksa 4-3 ka fituar Pogradeci ndaj Korabit. Vora triumfoi me përmbysje 2-1 ndaj Sopotit, ndërsa Skënderbeu mposhti po me përmbysje 4-2 Ilirinë.  

Ndeshjet

APOLONIA – LUSHNJA 3:2

BESA – KUKËSI 3:1

BURRELI – KASTRIOTI 5:2

POGRADECI – KORABI 4:3



Read it all at Bota Sot