Kupa e Shqipërisë ka njohur tashmë të gjitha skuadrat e kualifikuara në fazën e 1/8-ave.
Pas ndeshjeve të ditës së sotme, i bashkohen Flamurtarit dhe Laçit edhe Apolonia, Besa, Burreli, Pogradeci, Vora dhe Skënderbeu.
6 ekipet e fundit, ditën e sotme ia dolën të kalojnë me sukses rivalët e tyre.
Kështu Apolonia triumfoi 3-2 ndaj Lushnjes. Ndërkohë Besa mposhti 3-1 Kukësin, me verilindorët që i thonë “lamtumirë” këtij turne që në këtë fazë.
Burreli gjithashtu fitoi thellë 5-2 ndaj Kastriotit, teksa 4-3 ka fituar Pogradeci ndaj Korabit. Vora triumfoi me përmbysje 2-1 ndaj Sopotit, ndërsa Skënderbeu mposhti po me përmbysje 4-2 Ilirinë.
Ndeshjet
APOLONIA – LUSHNJA 3:2
BESA – KUKËSI 3:1
BURRELI – KASTRIOTI 5:2
POGRADECI – KORABI 4:3