36-vjeçari i vë në gjumë bashkëshortët me medikament, më pas ua vjedh një shumë parash

- Gazeta e Prizrenit

36-vjeçari i vë në gjumë bashkëshortët me medikament, më pas ua vjedh një shumë parash

Policia e Librazhdit ka finalizuar operacionin e koduar “Opportunity”, duke arritur të zbardhë një rast të vjedhjes dhe intoksikimit të dy bashkëshortëve të moshuar. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Elbasan dhe u drejtuar nga Prokuroria e Elbasanit.

Ngjarja ndodhi kur një 36-vjeçar, i identifikuar si I. K., dyshohet se ka administruar një dozë të lartë medikamenti qetësues (valium) tek bashkëshortët e moshuar, duke shkaktuar dëm shëndetësor dhe duke i lënë ata në gjendje të rënduar shëndetësore. Pas kësaj, autori ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash nga banesa e tyre.

Pas njoftimit për dërgimin e çiftit në spital, fillimisht në Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore, hetuesit e Policisë së Librazhdit morën masa të shpejta për të hetuar ngjarjen. Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe të koordinuara, autoritetet arritën të identifikonin dhe arrestonin I. K. i cili u kap dhe u dërgua në paraburgim.

 

Në cilësinë e provave materiale, u sekuestruan shuma parash të vjedhura dhe një celular. Të dy bashkëshortët janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Materialet janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit, për veprime të mëtejshme ligjore.



Read it all at Gazeta e Prizrenit