Ndjekje si në filma në autostradë, kapen dy të rinj me dr*ogë – Policia sekuestron veturën luksoze

- Gazeta e Prizrenit

Ndjekje si në filma në autostradë, kapen dy të rinj me dr*ogë – Policia sekuestron veturën luksoze

Një operacion i shpejtë policor është zhvilluar mbrëmjen e së premtes në aksin Duhel–Komoran, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në trafikim të narkotikëve, pas një ndjekjeje që përfundoi me bllokimin e veturës së tyre në rrugën magjistrale në drejtim të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur më 22.11.2025 rreth orës 19:00, kur njësitet policore gjatë punës operative kanë vërejtur një veturë Range Rover të bardhë të ndalur në dalje të autostradës në Duhel të Suharekës, me dy persona brenda. Sapo kanë vërejtur praninë e policisë, të dyshuarit kanë nisur ikjen me shpejtësi të lartë, duke u futur në autostradë drejt Prishtinës.

Policia, në asistim edhe të NJRSH-së, është vënë në ndjekje dhe ka arritur ta ndalojë veturën në zonën e Komoranit, ku janë arrestuar dy të dyshuarit me iniciale L.A. dhe D.G.

Gjatë kontrollit në veturë është gjetur substancë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë, ndërsa gjatë kontrollit të terrenit rreth 3 kilometra më tutje, policia ka gjetur edhe një sasi tjetër të kokainës, e cila dyshohet se është hedhur nga vetura gjatë ikjes.

Në konsultim me prokurorin kompetent është kontrolluar edhe banesa e njërin nga të dyshuarit në Suharekë, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar:

•Substancë narkotike e dyshuar e llojit kokainë – 314.97 gram

• Substancë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë – 0.45 gram

• Tre telefona mobil

• Vetura Range Rover me targa AG542315

Vlera e tregut ilegal e kësaj sasie të drogës vlerësohet rreth 16 mijë euro.

Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë. Hetimet po i vazhdon DHTN – Njësia në Prizren.



Read it all at Gazeta e Prizrenit