Sllovakia vendos për stadiumin ku do të luhet ndeshja me Kosovën

- Gazeta e Prizrenit

Sllovakia vendos për stadiumin ku do të luhet ndeshja me Kosovën

Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndeshjen gjysmëfinale të Play Off-it ndaj Sllovakisë.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten, më 26 mars 2026, në orën 20:45.

Federata e Futbollit të Sllovakisë, ka njoftuar se kjo ndeshje do të luhet në kryeqytet në Bratislavë në stadiumin Tehelne Pole.

“E përdorëm kohën që kishim në dispozicion me përgjegjësi pas shortit të ndeshjeve play-off. U morën në konsideratë stadiumet në Bratislavë, Trnava dhe Kosice. I shqyrtuam të gjitha rrethanat, kushtet, mundësitë dhe kompleksitetet e përgatitjes së një ndeshjeje të tillë.”

“Logjistika për mbërritjen dhe qëndrimin e të dyja ekipeve, kapaciteti i stadiumit, mundësia e ndërhyrjes operative në rast të ndonjë ngjarjeje të paparashikuar patën një ndikim të rëndësishëm. Në fund, vendosëm ta luanim ndeshjen me Kosovën në Bratislavë dhe ia përcollëm këtë informacion edhe UEFA-s”, tha Sekretari i Përgjithshëm i SFZ-së, Peter Palencik, për futbalsfz.sk.



Read it all at Gazeta e Prizrenit