Barcelona ka shënuar fitore me rezultat bindës 3:1 ndaj Alavesit, në kuadër të javës së 14-të të kampionatit të Spanjës në futboll.
Mysafirët treguan lojë të mirë, në disa raste sfiduan portën e Barcelonë.
Portieri i Barcelonës Joan Garcia në disa raste ka shpëtuar portën e tij.
Ibanez shënoi në minutën e parë për Alavesin.
Goli i hershëm e këndelli Barcelonën e cila realizoi dy gola të shpejtë.
Lamine Yamal shënoi në minutën e 8-të dhe Dani Olmo në atë të 26-tën.
Dani Olmo realizoi për 3:1 në minutën e 90+4.
Barcelona kryeson me 34 pikë, ka dy më shumë se Real Madridi (një ndeshje më pak).
Alaves renditet në vend të 14-të me 15 pikë.