Barcelona fiton me rezultat bindës

- Bota Sot

Barcelona fiton me rezultat bindës

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat bindës 3:1 ndaj Alavesit, në kuadër të javës së 14-të të kampionatit të Spanjës në futboll. 

Mysafirët treguan lojë të mirë, në disa raste sfiduan portën e Barcelonë. 

Portieri i Barcelonës Joan Garcia në disa raste ka shpëtuar portën e tij.

Ibanez shënoi në minutën e parë për Alavesin.

Goli i hershëm e këndelli Barcelonën e cila realizoi dy gola të shpejtë.

Lamine Yamal shënoi në minutën e 8-të dhe Dani Olmo në atë të 26-tën.

Dani Olmo realizoi për 3:1 në minutën e 90+4.

Barcelona kryeson me 34 pikë, ka dy më shumë se Real Madridi (një ndeshje më pak). 

Alaves renditet në vend të 14-të me 15 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot