Moment i papritur në Kinë - Macron shmang sigurinë dhe vrapon për t’i takuar studentët

- Bota Sot

Moment i papritur në Kinë - Macron shmang sigurinë dhe vrapon për t’i takuar studentët

Macron iu shmang zyrtarëve të sigurisë kineze për t’u takuar dhe biseduar me një turmë studentësh.

Presidenti francez, gjatë vizitës së tij në kampusin universitar, u largua për pak çaste nga protokolli i rreptë i sigurisë së organizuar nga autoritetet kineze, duke iu afruar spontanisht një grupi të madh studentësh që ishin mbledhur për ta parë.

Largimi i papritur nga korridori i paracaktuar i sigurisë shkaktoi befasi tek personeli kinez, i cili u përpoq të ndiqte ritmin e tij, raporton lemonde.

Studentët reaguan me gëzim dhe entuziazëm sapo e panë presidentin francez t’u afrohej. Ata e filmuan me telefonat e tyre celularë, e rrethuan me pyetje dhe e përshëndetën me duartrokitje.

Shumë prej tyre kërkuan t’i shtrëngonin dorën, gjë që Macroni e bëri me buzëqeshje, duke u ndalur disa herë për të biseduar shkurt me ta.

Atmosfera u shndërrua në një moment të ngrohtë dhe spontan, larg formalitetit të zakonshëm diplomatik, duke lënë një përshtypje të fortë tek studentët dhe spektatorët që e ndoqën ngjarjen. 



Read it all at Bota Sot