Macron iu shmang zyrtarëve të sigurisë kineze për t’u takuar dhe biseduar me një turmë studentësh.
Presidenti francez, gjatë vizitës së tij në kampusin universitar, u largua për pak çaste nga protokolli i rreptë i sigurisë së organizuar nga autoritetet kineze, duke iu afruar spontanisht një grupi të madh studentësh që ishin mbledhur për ta parë.
Largimi i papritur nga korridori i paracaktuar i sigurisë shkaktoi befasi tek personeli kinez, i cili u përpoq të ndiqte ritmin e tij, raporton lemonde.
Studentët reaguan me gëzim dhe entuziazëm sapo e panë presidentin francez t’u afrohej. Ata e filmuan me telefonat e tyre celularë, e rrethuan me pyetje dhe e përshëndetën me duartrokitje.
Shumë prej tyre kërkuan t’i shtrëngonin dorën, gjë që Macroni e bëri me buzëqeshje, duke u ndalur disa herë për të biseduar shkurt me ta.
Atmosfera u shndërrua në një moment të ngrohtë dhe spontan, larg formalitetit të zakonshëm diplomatik, duke lënë një përshtypje të fortë tek studentët dhe spektatorët që e ndoqën ngjarjen.