Spektakël në Gjakovë: Vëllaznimi fiton edhe ndaj kampiones

- Gazeta e Prizrenit

Spektakël në Gjakovë: Vëllaznimi fiton edhe ndaj kampiones
Në njërën nga ndeshjet më interesantë në këtë edicion, Vëllaznimi vazhdoi me fitore, duke fituar ndaj kampiones, Trepçës, në sfidën e zhvilluar në Gjakovë me rezultat 83:85 (19:31, 33:15, 19:13, 12:26), përcjell Gazeta e Prizrenit.
 
Përballja ishte shumë interesante nga fillimi deri në fund dhe me shumë kthesa, por në momentet e fundit, Marques Warrick shënoi tetë pikë radhazi, derisa në aksionin e fundit, Jericole Hellems shënoi një sekondë para fundit për 83:85, njofton FBK.
Drilon Hajrizi kishte 24 pikë e tri kërcime, derisa Marques Warrick e përfundoi ndeshjen me 27 pikë e dy kërcime dhe Jericole Hellems me 24 pikë e tetë kërcime.
Trepça ka pesë fitore e tri humbje, ndërsa Vëllaznimi tri fitore e gjashtë humbje.


Read it all at Gazeta e Prizrenit