Futbollisti Rasmus Hojlund – shënues dyfishtë dhe trim i fitores së Napolit me rezultat 2:1 ndaj Juventusit.
Napoli e nisi furishëm duke kaluar në epërsi.
Qysh në minutën e 7-të futbollisti Hojlund ka realizuar për 1:0.
Juventusi pas një angazhimit të madh e ka barazuar rezultatin në pjesën e dytë.
Yildiz në minutën e 59-të e ka barazuar rezultatin 1:1.
Rasmus Hojlund sërish në skenë në minutën e 78-të, duke realizuar golin e dytë dhe të fitores së kampionit në fuqi.
Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit nga minuta e parë në petkun e Napolit.
Edon Zhegrova është paraqitur nga minuta e 82-të për Juventusin.
Pas javës së 14-të në Serie A, Napoli kryeson me 31 pikë, pasojnë Interi me 30, Milani 28 (një ndeshje më pak), Roma 27, Bologna 25, Como 24, Juventusi 23 pikë etj.