Hojlund - trim i fitores së Napolit ndaj Juventusit! Rrahmani titullar e Zhegrova luajti 8 minutat e fundit

- Bota Sot

Hojlund - trim i fitores së Napolit ndaj Juventusit! Rrahmani titullar e Zhegrova luajti 8 minutat e fundit

Futbollisti Rasmus Hojlund – shënues  dyfishtë dhe trim i fitores së Napolit me rezultat 2:1 ndaj Juventusit.

Napoli e nisi furishëm duke kaluar në epërsi. 

Qysh në minutën e 7-të futbollisti Hojlund ka realizuar për 1:0.

Juventusi pas një angazhimit të madh e ka barazuar rezultatin në pjesën e dytë. 

Yildiz në minutën e 59-të e ka barazuar rezultatin 1:1.

Rasmus Hojlund sërish në skenë në minutën e 78-të, duke realizuar golin e dytë dhe të fitores së kampionit në fuqi.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit nga minuta e parë në petkun e Napolit.

Edon Zhegrova është paraqitur nga minuta e 82-të për Juventusin.

Pas javës së 14-të në Serie A, Napoli kryeson me 31 pikë, pasojnë Interi me 30, Milani 28 (një ndeshje më pak), Roma 27, Bologna 25, Como 24, Juventusi 23 pikë etj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot