Real Madridi turpërohet në Madrid nga Celta! Swedberg – shënues i dyfishtë

- Bota Sot

Real Madridi turpërohet në Madrid nga Celta! Swedberg – shënues i dyfishtë

Real Madridi ka zhgënjyer shikuesit në stadiumin "Santiago Bernabeu".

As laiku më i madh nuk e ka pritur këtë turpërim të Realit në përballje me Celta Vigon. 

Skuadra e Celta-s ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:0 në konak të “mbretërve”.

Pamje nga ndeshja 

Futbollisti Williot Swedberg është kreator i fitores. 

Suedezi ka realizuar në minutën e 53-të.

Reali i komplikohen punët edhe më shumë në minutën e 64-të ku mbeti pa një futbollist,

Fran Garcia përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Në minutën e 90+2 Alvaro Carreras përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve, Reali mbetet në fushë pa dy lojtarë.

Suedezi Swedberg realizoi për 0:2 në minutën e 90+3.

Ky ishte goli i dytë personal i tij në ndeshje.

Pas javës së 16-të në kampionatin spanjoll, Barcelona kryeson me 40 pikë, duke lënë pas Realin me 36.

Celta Vigo renditet në vend të 10-të me 19 pikë të mbledhura.



Read it all at Bota Sot