Real Madridi ka zhgënjyer shikuesit në stadiumin "Santiago Bernabeu".
As laiku më i madh nuk e ka pritur këtë turpërim të Realit në përballje me Celta Vigon.
Skuadra e Celta-s ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:0 në konak të “mbretërve”.
Pamje nga ndeshja
Futbollisti Williot Swedberg është kreator i fitores.
Suedezi ka realizuar në minutën e 53-të.
Reali i komplikohen punët edhe më shumë në minutën e 64-të ku mbeti pa një futbollist,
Fran Garcia përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Në minutën e 90+2 Alvaro Carreras përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve, Reali mbetet në fushë pa dy lojtarë.
Suedezi Swedberg realizoi për 0:2 në minutën e 90+3.
Ky ishte goli i dytë personal i tij në ndeshje.
Pas javës së 16-të në kampionatin spanjoll, Barcelona kryeson me 40 pikë, duke lënë pas Realin me 36.
Celta Vigo renditet në vend të 10-të me 19 pikë të mbledhura.