Boksieri prizrenas, Lumturim Xhoxhaj, plasohët në finale të turneut Grand Prix në Zagreb

- Gazeta e Prizrenit

Boksieri prizrenas, Lumturim Xhoxhaj, plasohët në finale të turneut Grand Prix në Zagreb
Anëtari i përfaqësueses së Kosovës nga KB “ Prizreni” në kategorinë 60 kg, Lumturim Xhoxhaj, është plasuar në finale të turneut Grand Prix në Zagreb të Kroacisë.
Ai në gjysmëfinale mposhti rivalin e tij nga Zvicra, Awet Andemariam, me rezultat të thellë 5:0.
Gjithashtu, anëtari tjetër i përfaqësueses sonë në boks, Shpëtim Bojku, ka fituar duelin çerekfinal ndaj boksierit austriak me prejardhje turke, Emin Yildiz me rezultat 5:0 dhe është plasuar në gjysmëfinale.
Boksieri prizrenas, Xhoxhaj, duelin final do ta zhvillojë ditën e enjte.


Read it all at Gazeta e Prizrenit