KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet e inspektoriatit të kompanisë, gjatë ditës së sotme në të gjitha njësitë operuese, po vazhdojnë me aksionin e shkyçjeve nga rrjeti i ujësjellësit për të gjithë konsumatorët me borxhe të pashlyera, pavarësisht njoftimeve të mëparshme dhe mundësive të ofruara për pagesë, përcjell Gazeta e Prizrenit.