“Hidroregjioni Jugor” realizoi 54 shkyçje ndaj borxhlinjve në Prizren, Suharekë dhe Malishevë

- Gazeta e Prizrenit

“Hidroregjioni Jugor” realizoi 54 shkyçje ndaj borxhlinjve në Prizren, Suharekë dhe Malishevë
KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet e inspektoriatit të kompanisë, gjatë ditës së sotme në të gjitha njësitë operuese, po vazhdojnë me aksionin e shkyçjeve nga rrjeti i ujësjellësit për të gjithë konsumatorët me borxhe të pashlyera, pavarësisht njoftimeve të mëparshme dhe mundësive të ofruara për pagesë, përcjell Gazeta e Prizrenit.
  
Sipas KRU-së, vetëm gjatë ditës së sotme janë realizuar 54 shkyçje për mospagesë:
– Prizren – 35 shkyçje
– Njësia e Suharekës – 13 shkyçje
– Njësia e Malishevës – 6 shkyqje
“Ju informojmë se nuk do të ketë më falje apo tolerim për asnjë konsumator që nuk i përmbush obligimet financiare ndaj kompanisë” – thekson “Hidroregjioni Jugor”.


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit