Shqiptarët e Hoffenheimit gjunjëzojnë Hamburgun
Skuadra e Hoffenheimi ka marrë tre pikë të rëndësishme duke përforcuar vendin e katërt me 26 pikë pas javës së 14-të në Bundesliga I.
Hoffenheimi ngadhënjeu me rezultat 4:1 ndaj Hamburgut.
Fisnik Asllani u aktivizua në minutën e 67-të dhe i mjaftuan pesë minuta në fushë që të shënoi për 4:0.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Asllani, është në formë të lartë, deri me tash ka realizuar 6 gola në fanellën e skuadrës gjermane.
Futbollistët shqiptarë, Leon Avdullahu e Albian Hajdari, startuan nga minuta e parë si zakonisht.
Promel (8), Kabak (31), Lemperle (65’), Asllani (72’) shënuan për fitoren e Hoffenheimit.
Philippe në minutëne 82-të realizoi për udhëtuesit.
Skuadra e Hoffenheimit renditet në vend të katërt me 26 pikë e Hamburgut në të 14-tin me 15 sosh.