Reprezentuesi i Kosovës çmend gjermanët

- Bota Sot

Reprezentuesi i Kosovës çmend gjermanët

Shqiptarët e Hoffenheimit gjunjëzojnë Hamburgun

Skuadra e Hoffenheimi ka marrë tre pikë të rëndësishme duke përforcuar vendin e katërt me 26 pikë pas javës së 14-të në Bundesliga I.

Hoffenheimi ngadhënjeu me rezultat 4:1 ndaj Hamburgut.

Fisnik Asllani u aktivizua në minutën e 67-të dhe i mjaftuan pesë minuta në fushë që të shënoi për 4:0.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Asllani, është në formë të lartë, deri me tash ka realizuar 6 gola në fanellën e skuadrës gjermane.

Futbollistët shqiptarë, Leon Avdullahu e Albian Hajdari, startuan nga minuta e parë si zakonisht.

Promel (8), Kabak (31), Lemperle (65’), Asllani (72’) shënuan për fitoren e  Hoffenheimit.

Philippe në minutëne 82-të realizoi për udhëtuesit.

Skuadra e Hoffenheimit renditet në vend të katërt me 26 pikë e Hamburgut në të 14-tin me 15 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot