Heidenheimi ka pësuar humbje në Hamburg me rezultat 2:1 nga St. Pauli.
Për vendasit shënuan Kaars (35 e 53) dhe për Heidenheimin Pieringer (64)
Në fund të pjesës së parë, Smith i St. Paulit u përjashtua me karton të kuq.
Portieri Diant Ramaj dhe futbollisti Arijon Ibrahimoviç u paraqitën nga minuta e parë për Heidenheimin.
Pas javës së 14-të në Bundesliga I, St. Pauli zë vendin e 16-të me 11 pikë sa ka edhe Heidenheim një pozitë më poshtë.