Ramaj e Ibrahimoviç me ekipin e Heidenheimit dolën duarbosh nga Hamburgu

- Bota Sot

Ramaj e Ibrahimoviç me ekipin e Heidenheimit dolën duarbosh nga Hamburgu

Heidenheimi ka pësuar humbje në Hamburg me rezultat 2:1 nga St. Pauli.

Për vendasit shënuan Kaars (35 e 53) dhe për Heidenheimin Pieringer (64)

Në fund të pjesës së parë, Smith i St. Paulit u përjashtua me karton të kuq. 

Portieri Diant Ramaj dhe futbollisti Arijon Ibrahimoviç u paraqitën nga minuta e parë për Heidenheimin.

Pas javës së 14-të në Bundesliga I, St. Pauli zë vendin e 16-të me 11 pikë sa ka edhe Heidenheim një pozitë më poshtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot