Kandidat i për deputet, Shaban Osmanaj: “Sanimi i gropave është mashtrim”, rruga e Hasit po lihet në harresë

- Gazeta e Prizrenit

Kandidat i për deputet, Shaban Osmanaj: “Sanimi i gropave është mashtrim”, rruga e Hasit po lihet në harresë

Kandidati i LDK-së për deputet nga Hasi, Shaban Osmanajt kritikon MMPHI-në për propagandë, kërkon rishtresim të plotë të rrugës që shërben mbi 20 mijë banorëve dhe premton prioritet absolut për Hasin nëse merr besimin më 28 dhjetor 2025.

Postimi i tij në facebook:

MMPHI, flet për “sanimin e gropave”, por realiteti në terren i demanton këto deklarata.

Këtyre ditëve MMPHI intensifikon punët e mirëmbajtjes, nga e hëna fillojmë mirëmbajtjen dhe sanimin e gropave në të gjitha rrugët që janë në kompetencë të Ministrisë kishte deklaruar Ushtruesi i Detyres së kësaj Ministrie.
Fotot e qytetarëve tregojnë qartë: kjo rrugë është e shkatërruar, e harruar dhe e lënë në mëshirë të fatit për mbi 5 vite, ndonëse shërben për më shumë se 20 mijë banorë të Hasit.
Kjo nuk është sanim – kjo është mashtrim.

Rruga kërkon rishtresim të plotë, ndriçim, kanale kulluese dhe trajtim serioz, jo propagandë.
Ironikisht, kjo rrugë ishte asfaltuar që në vitin 2005 me kontributin e vet banorëve dhe qeverisjes së asaj kohe.
Hasjanët nuk janë barrë për shtetin!

Ata e mbajnë këtë vend gjallë me remitenca nga gurbeti, me djersë dhe punë të ndershme.
Ky është dështim i qartë dhe i pafalshëm i qeverisë aktuale.
Si kandidat për deputet nga kjo zonë, nëse më jepni besimin më 28.12.2025, kjo rrugë do të jetë prioritet absolut.



Read it all at Gazeta e Prizrenit