Tentimvra*sje në Nashec të Prizrenit, një person i plagosur nga arma e zjarrit

- Gazeta e Prizrenit

Tentimvra*sje në Nashec të Prizrenit, një person i plagosur nga arma e zjarrit

Një incident i rëndë është regjistruar sot në fshatin Nashec të Prizrenit, ku një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca bëjnë me dije se para pak kohe, një person është sjellë i plagosur në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

I plagosuri ka marrë tretman mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga ekipi mjekësor.


Sipas informatave fillestare, rasti po trajtohet si tentim vrasje, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Pritet që gjatë orëve në vijim të ketë detaje shtesë nga organet kompetente lidhur me këtë rast të rëndë, pasi që Sinjali akoma s’ka arritur t’i kontaktojë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit