Egnatia synon kreun

- Bota Sot

Egnatia synon kreun

Egnatia – Partizani është një nga duelet më të luftuara të javës së 17-të të kampionati, duel ky që do të luhet ditën e nesërme në “Egnatia Arena”.

Sfidë kjo që do të startojë në orën 16:30 dhe që premton të jetë spektakolar në fushë  e lojës.

Përballë do të jenë dy ekipet që kanë prioritet 3 pikët.

Të kuqtë do të tentojnë triumfin për të qenë pjesë e “Final – Four”, ndërsa nga krahu tjetër rrogozhinasit duan fitoren për vendin e parë.

Një duel me nivel të lartë, ku “kokë më kokë” do të sfidohen vetëm për rezultat pozitiv.

Edhe statistikat e dueleve direkt mes tyre tregojnë se kjo sfidë do të jetë mjaft e luftuar.

Në 10 duelet e fundit mes tyre mes kampionatit dhe Kupës,

Egnatia ka triumfuar në 4 raste, ndërsa Partizani 3 herë ka fituar dhe 3 raste të tjera janë mbyllur në barazim.



Read it all at Bota Sot