Egnatia – Partizani është një nga duelet më të luftuara të javës së 17-të të kampionati, duel ky që do të luhet ditën e nesërme në “Egnatia Arena”.
Sfidë kjo që do të startojë në orën 16:30 dhe që premton të jetë spektakolar në fushë e lojës.
Përballë do të jenë dy ekipet që kanë prioritet 3 pikët.
Të kuqtë do të tentojnë triumfin për të qenë pjesë e “Final – Four”, ndërsa nga krahu tjetër rrogozhinasit duan fitoren për vendin e parë.
Një duel me nivel të lartë, ku “kokë më kokë” do të sfidohen vetëm për rezultat pozitiv.
Edhe statistikat e dueleve direkt mes tyre tregojnë se kjo sfidë do të jetë mjaft e luftuar.
Në 10 duelet e fundit mes tyre mes kampionatit dhe Kupës,
Egnatia ka triumfuar në 4 raste, ndërsa Partizani 3 herë ka fituar dhe 3 raste të tjera janë mbyllur në barazim.