Drita do të luajë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni evropian, duke u përballur me Rayo Vallecanon në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Takimi nis në orën 21:00 në stadiumin “Campo de Futbol de Vallecas” në Madrid.
Skuadra nga Kosova aktualisht renditet në vendin e 19-të me 8 pikë dhe mbetet në garë për kalimin më tej, ndërsa Rayo Vallecano është e shtata me 10 pikë dhe kërkon fitoren për të mbyllur mirë fazën e grupeve.
Në radhët e vendasve, Ivan Balliu starton nga minuta e parë, ndërsa në sulm janë Garcia dhe Camello. Drita luan me Laurit Behluli në portë, ndërsa Blerim Krasniqi dhe Arb Manaj do të përbëjnë sulmin e skuadrës.
Formacionet zyrtare:
Rayo Vallecano: Batalla, Lejuene, Luiz Felipe, Pacha, Gumbau, Valentini, Palazon, Lopez, Garcia, Camello
Drita: Behluli, Krasniqi, Bejtullai, Pëllumbi, Ovouka, Mustafa, Dabiqaj, Sheji, Ajzeraj, Bl. Krasniqi, Manaj
Kjo ndeshje pritet të vendosë fatin e Dritës në Evropë dhe do të jetë një test i vështirë ndaj një ekipi spanjoll me eksperiencë.