Drita do të luajë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni

- Bota Sot

Drita do të luajë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni

Drita do të luajë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni evropian, duke u përballur me Rayo Vallecanon në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Takimi nis në orën 21:00 në stadiumin “Campo de Futbol de Vallecas” në Madrid.

Skuadra nga Kosova aktualisht renditet në vendin e 19-të me 8 pikë dhe mbetet në garë për kalimin më tej, ndërsa Rayo Vallecano është e shtata me 10 pikë dhe kërkon fitoren për të mbyllur mirë fazën e grupeve.

Në radhët e vendasve, Ivan Balliu starton nga minuta e parë, ndërsa në sulm janë Garcia dhe Camello. Drita luan me Laurit Behluli në portë, ndërsa Blerim Krasniqi dhe Arb Manaj do të përbëjnë sulmin e skuadrës.

Formacionet zyrtare:
Rayo Vallecano: Batalla, Lejuene, Luiz Felipe, Pacha, Gumbau, Valentini, Palazon, Lopez, Garcia, Camello
Drita: Behluli, Krasniqi, Bejtullai, Pëllumbi, Ovouka, Mustafa, Dabiqaj, Sheji, Ajzeraj, Bl. Krasniqi, Manaj

Kjo ndeshje pritet të vendosë fatin e Dritës në Evropë dhe do të jetë një test i vështirë ndaj një ekipi spanjoll me eksperiencë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot