Kandidati për deputet nga Lista Serbe, Sreqko Spasiq ka thyer rëndë heshtjen zgjedhore duke udhëzuar me numra kënd me votua.
Ai në profilin i tij në Facebook para disa ore ka publikuar numrat e disa kandidatëve për deputetë ku ka bërë thirrje që ata të votohen.
Sipas Ligjit Zgjedhore të Kosovës, heshtja zgjedhore në Kosovë fillon me hapjen e qendrave të votimit,
Lista Serbe ka bërë votim të organziaur sot në veri të Mitrovicës, e cila poashtu është e ndaluar me Ligjin Zgjedhor në Kosovë.
Qeveria e Serbisë e pat emëruar Sreqko Spasiqin si kryetar të Organit të Përkohshëm Komunal të komunës së Vitisë. Ai ka qenë kandidat për kryetar të komunës së Kllokotit në zgjedhjet lokale, i cili u tërhoq nga gara zgjedhore në favor të Listës Serbe disa ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve.