Kandidati për deputet nga Lista Serbe thyen rëndë heshtjen zgjedhore

- Bota Sot

Kandidati për deputet nga Lista Serbe thyen rëndë heshtjen zgjedhore

Kandidati për deputet nga Lista Serbe, Sreqko Spasiq ka thyer rëndë heshtjen zgjedhore duke udhëzuar me numra kënd me votua.

Ai në profilin i tij në Facebook para disa ore ka publikuar  numrat e disa kandidatëve për deputetë ku ka bërë thirrje që ata të votohen.

Sipas Ligjit Zgjedhore të Kosovës, heshtja zgjedhore në Kosovë fillon me hapjen e qendrave të votimit,

Lista Serbe ka bërë votim të organziaur sot në veri të Mitrovicës, e cila poashtu është e ndaluar me Ligjin Zgjedhor në Kosovë.

Qeveria e Serbisë e pat emëruar Sreqko Spasiqin si kryetar të Organit të Përkohshëm Komunal të komunës së Vitisë. Ai ka qenë kandidat për kryetar të komunës së Kllokotit në zgjedhjet lokale, i cili u tërhoq nga gara zgjedhore në favor të Listës Serbe disa ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot