Orteku u merr jetën 3 personave në Spanjë, një grua u gjet në gjendje hipotermie

- Bota Sot

Orteku u merr jetën 3 personave në Spanjë, një grua u gjet në gjendje hipotermie

Një ortek ka vrarë tre persona dhe ka plagosur një tjetër në Pirenej në Spanjën verilindore.

Garda Civile spanjolle theksoi se e plagosur ka mbetur një grua e cila u gjet në gjendje hipotermie.

Kërkimet filluan pasi një grua njoftoi autoritetet rreth orës 13:00 sipas orës lokale. Ajo raportoi se orteku zuri poshtë katër persona të cilët po bënin ski.

Ekipet e shpëtimit, me ndihmën e të paktën një helikopteri, u vendosën më pas në këtë zonë ku u gjetën tre trupat.



Read it all at Bota Sot