Një ortek ka vrarë tre persona dhe ka plagosur një tjetër në Pirenej në Spanjën verilindore.
Garda Civile spanjolle theksoi se e plagosur ka mbetur një grua e cila u gjet në gjendje hipotermie.
Kërkimet filluan pasi një grua njoftoi autoritetet rreth orës 13:00 sipas orës lokale. Ajo raportoi se orteku zuri poshtë katër persona të cilët po bënin ski.
Ekipet e shpëtimit, me ndihmën e të paktën një helikopteri, u vendosën më pas në këtë zonë ku u gjetën tre trupat.