Një incident që mund të rezultonte me pasoja të mëdha u evitua sot në Prizren.
Reagimi i shpejtë i njësitit të zjarrfikësve rezultoi me një punë madhore, e që e kurseu pronarin e dyqanit nga një humbje e madhe.
Nga vendi i ngjarjes pohojnë për IndeksOnline se ekipi i zjarrfikësve u shfaq në vendin e ngjarjes brenda 5 minutash, duke nxjerrë bombolen nga dyqani dhe duke garantuar sigurinë e qytetarëve perreth.