Kuvendari, Shukri Quni: Ka pasur vjedhje votash në vendvotimin në Nashec

- Gazeta e Prizrenit

Kuvendari, Shukri Quni: Ka pasur vjedhje votash në vendvotimin në Nashec

Kuvendari i Prizrenit, Shukri Quni nga radhët e BD-së, ka hedhur kritika lidhur me korrektësinë e procesit zgjedhor të mbajtur të dielën, duke pretenduar se kanë ndodhur parregullsi serioze gjatë numërimit të votave, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Quni ka deklaruar se në vendvotimin 2038, SH.F.M.U. “Luigj Gurakuqi” në Nashec, konkretisht në dhomën 03, gjatë numërimit të votave për deputetë ka pasur, sipas tij, vjedhje masive të votave mes kandidatëve të partive opozitare.

“Te vendvotimi 2038, SH.F.M.U. ‘Luigj Gurakuqi’ – Nashec, dhoma 03, gjatë numërimit të votave për deputet ka vjedhje masive të votave mes kandidatëve të partive opozitare. Ftoj organet kompetente për hetimin e këtyre keqpërdorimeve, jo vetëm në vendvotimin në Nashec, por edhe në shumë vendvotime të tjera”, ka shkruar ai.

Deri më tani, nuk ka reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse lidhur me këto akuza./ Gazeta e Prizrenit.



Read it all at Gazeta e Prizrenit