Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se e ka ndjekur arrestimin e presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, në kohë reale, në një dhomë të rezidencës së tij në Mar-a-Lago, së bashku me gjeneralët ushtarakë.
“Më është thënë nga gjeneralët ushtarakë se asnjë shtet tjetër në botë s’mund ta bëjë këtë,” i ka thënë Trump “Fox News” në një intervistë telefonike.
“Nëse do ta shihnit se çka ka ndodhur, unë e pashë dhe ishte sikur të shohësh një show televiziv,” ka shtuar ai.
Presidenti amerikan ka theksuar gjithashtu shpejtësinë dhe dhunën e aksionit.
“Sikur ta shihnit shpejtësinë, dhunën, ata i thonë kështu… Ishte e mahnitshme, punë e mrekullueshme nga këta njerëz. Askush tjetër s’mund të bëjë diçka të tillë,” ka deklaruar Trump.
Ai ka vlerësuar aksionin si kompleks dhe ka theksuar se e ka ndjekur të gjithë procesin.