Vrasja pas përleshjes së qenve në Prizren, ndër rastet më të rënda të vitit 2025

- Gazeta e Prizrenit

Vrasja pas përleshjes së qenve në Prizren, ndër rastet më të rënda të vitit 2025

Numër i lartë i vrasjeve është regjistruar edhe këtë vit në Kosovë. Brenda 365 ditëve, 18 jetë u shuan nga dora e njeriut – një shifër alarmante për një vend të vogël siç është Kosova.

Një prej tyre ka ndodhur në Prizren.

Mosmarrëveshje pas garave me qen, vritet i riu në Prizren

Mbrëmjen e 1o gushtit, një mosmarrëveshje për qen, dyshohet të jetë motivi që çoi në vrasjen e Hekuran Shalës nga Prizreni.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Tusus – Hoqë e Qytetit” .

Policia arriti ta arrestojë të dyshuarin e kësaj ngjarje të rëndë, Erolind Badallin, ndërsa nga Prokuroria Themelore në Prizren pas bastisjes ka sekuestruar një mjetë i mprehtë më të cilin dyshohet se u krye vrasja.

Sipas aktakuzës, më 10 gusht 2025, në lagjen “Tusus” në rrugën “Lapidari” të Prizrenit, pas një përleshjeje të organizuar mes qenve, i pandehuri e ka ndjekur viktimën H.Sh. dhe e ka sulmuar me thikë, duke e goditur tri herë në pjesë të ndryshme të trupit.

Nga lëndimet e marra viktima ka humbur jetën si pasojë e gjakderdhjes së brendshme.

“Sipas aktakuzës, me datë 10.08.2025, rreth orës 20:30min, në lagjen “Tusus”, në rrugën “Lapidari” në Prizren, i pandehuri E.B., me dashje dhe në mënyrë dinake duke shfrytëzuar besimin e viktimës H.Sh., të njëjtin e privon nga jeta. Ngjarja ka ndodhur pas organizimit të një përleshjeje mes qenve, ku pas përfundimit të saj, viktima ishte duke u larguar nga vendi i ngjarjes. I pandehuri e ka ndjekur atë dhe më pas, duke përdorur një mjet të mprehtë – thikë, e ka sulmuar papritur viktimën duke e goditur tri herë në pjesë të ndryshme të trupit. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të autopsisë të datës 22.09.2025, lëndimet kanë shkaktuar gjakderdhje të brendshme të rëndë në regjionin e majtë të kraharorit, e cila ka rezultuar me vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim./Indeksonline/ Gazeta e Prizrenit



Read it all at Gazeta e Prizrenit