Prizren: Pla*gosja e dy personave – Policia në kërkim të të dyshuarve

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Pla*gosja e dy personave – Policia në kërkim të të dyshuarve

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50 në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë së Prizrenit, menjëherë pas marrjes së informacionit janë angazhuar patrullat policore, të cilat kanë dalë në vendngjarje, mirëpo të dyshuarit nuk janë hasur aty.

Të plagosurit, të identifikuar si F.T. dhe V.H. nga Prizreni, janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. Sipas ekipit mjekësor, gjendja e tyre është stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë./GS



Read it all at Gazeta e Prizrenit