Mesazhet për gjoba trafiku – A janë mashtrime, sqaron Policia

- Gazeta e Prizrenit

Mesazhet për gjoba trafiku – A janë mashtrime, sqaron Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një fushatë mashtruese që po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat pretendojnë në mënyrë të rreme se janë dërguar nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës.

Sipas Policisë, këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese që synojnë të mashtrojnë qytetarët.

PK ka bërë të ditur se nuk ka dërguar këto mesazhe dhe ka apeluar për kujdes dhe vigjilencë të shtuar.


Në njoftim thuhet se qytetarët duhet: “të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë; të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare; të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve; të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt.”



Read it all at Gazeta e Prizrenit